Paralajmërohen protesta

PUBLIKUAR

Subjektet opozitare nuk e kanë ndërmend të ndalen së kërkuari dorëheqjen e Qeverisë “Mustafa” pas nënshkrimit të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ata madje thonë Kosova po hyn në një fazë të protestave, të cilat, sipas tyre, nuk do të ndalen deri në shkarkimin e Qeverisë.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, ka thënë për “Zërin” se për shkak se kjo Qeveri nuk ka gjasa të bindet se po vepron në dëm të vendit dhe se duhet të dorëhiqet, e vetmja mënyrë ka mbetur që përmes protestave Qeveria të detyrohet për t’u dorëhequr.

“Kështu që gjasa ka me e detyru, dhe që janë të domosdoshme protestat, siç po shihet, ato janë të pashmangshme. Duhet të jemi të vetëdijshëm që po futemi në një fazë të protestave dhe ato do të vazhdojnë deri në zgjedhjet e ardhshme. Jo pse qytetarët dhe ne e duam protestën, por protesta ka mbetur zgjidhja e vetme për t’i ndalë këto të këqijat e Kosovës të cilat të vetmen valvulë e kanë Qeverinë e Kosovës”, është shprehur Selimi. /Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Policia njofton për dy raste të dhunës në familje, një grua dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për dy raste...

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët...

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme...