Në një stacion trenash në Kinë, janë bërë disa fotografi, që e tregojnë një burrë, teksa bie në gjunjë para babait dhe një kushërire.
Zhang Jinli, që është nga fshati Zibo, jeton në Pekin, sepse në vendin ku ka lindur nuk ka gjetur vend pune, transmeton Telegrafi.
Ai është kthyer në shtëpi pas katër vitesh, për të takuar babën e tij, që është në vitet e 80-ta.
Por, në momentin e largimit, përshëndetja e 46-vjeçarit nuk ka qenë e zakontë.
Jinli ka rënë në gjunjë dhe i ka kërkuar babait t’ia falë të gjitha, ndërsa e ka lënë sërish vetëm, për të t’ju kthyer obligimeve në qytetin e madh. /Telegrafi/
.jpg)


