Para-porositë për iPhone 6s dhe 6s Plus fillojnë më 11 shtator

PUBLIKUAR

Apple pritet t’i prezantojë modelet e reja të teefonave të saj – iPhone 6S dhe 6S Plus më 9 shtator, por më parë është dëgjuar se para-porositë do të fillojnë javën e njëjtë me atë të prezantimit zyrtar, ndërsa telefonat do të paraqiten në treg më 18 shtator.

Tani duket se Apple do të fillojë të marrë para-porositë për modelet e reja të iPhone 6s dhe 6S Plus të premten 11 shtator.

Lajmi vjen nga Mac4ever të cilët kanë marrë një informacion nga një prej operatorëve mobil në Francë, i cili e ka prezantuar atë përmes një fotoje ku shihet data e 11 shtatorit.

iPhone 6S dhe 6S Plus janë të përfolur për të ardhur me një dizajn të ngjashëm me pajisjet ekzistuese, por modelet e reja do të marrin një numër të rëndësishëm të përmirësimeve harduerike në krahasim me modelin ekzistues.

Të dy modelet e reja janë thënë se do të vijnë me procesorin e ri – Apple A9 dhe 2GB RAM, kamerën frontale me 1080p në FaceTime dhe një tjetër kamerë me 12MP iSight e cila mund të regjistrojë video 4K. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...