Para hundëve të rusëve, amerikanët tregojnë fuqinë e tyre: Ja ku jemi, në Gjeorgji! (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Ushtria e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Gjeorgjisë, kanë filluar sot një stërvitje të përbashkët, me qëllim të trajnimit të ushtarëve të ish-republikës sovjetike që të marrë pjesë në forcën e reagimit të shpejtë të NATO-s.

Presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, ka deklaruar para fillimit të ushtrimit dyjavorë, ku marrin pjesë 1.300 ushtarë, se vendi i tij do të bëhet anëtare e NATO-s, transmeton Telegrafi.

Ushtrimet 1

Gjeorgjia ka angazhuar 870 trupa, që marrin pjesë në programin e udhëhequr nga aleanca ushtarake në Afganistan.

Ushtrimet 7

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, e ka quajtur “hulumtim” veprimin e NATO-s në territorin e Gjeorgjisë  si dhe “hap provokues”, qëllimi i të cilit është destabilizimi i rajonit.

Ushtrimet 3

Rusia dhe Gjeorgjia e kanë zhvilluar një luftë të shkurtër në vitin 2008, ndërsa Moska vazhdon t’i mbështes rajonet separatiste gjeorgjiane, Osetia Jugore dhe Abhazia, që gjenden në kufi me Rusinë.

Ushtrimet 8

Në një deklaratë të lëshuar nga kjo ministri, thuhet se ushtria amerikane ka sjellë me vete tanket “Abrams”, duke e cilësuar veprimin si jo rastësi pasi një veprim të tillë e kishte ndërmarrë edhe gjatë vitit të kaluar.

Ushtrimet 6

Por reagimi i Gjeorgjisë ishte i menjëhershëm, duke iu përgjigjur Moskës zyrtare, se veprim tejet më provokues ishte ai i përkrahjes së ndarjes së rajoneve të Gjeorgjisë siç janë Abkazia dhe Osetisë Jugore.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...