Para 30 vitesh ndodhi katastrofa më e madhe bërthamore: Dita që nuk harrohet (Video)

PUBLIKUAR

Në orët e para të mëngjesit të 26 prillit 1986, në Çernobil ndodhi katastrofa më e madhe bërthamore. Reaktori numër katër i centralit bërthamor Çernobil në pjesën veriore të Ukrainës, shpërtheu gjatë një kontrolli të sigurisë.

Dhe kështu gjatë dhjetë ditëve të ardhshme digjej lëndë djegëse bërthamore, duke shpërndarë re rrezatimi në gjithë kontinentin. Më së shumti që janë prekur janë Ukraina, Rusia fqinje si dhe Bjellorusia, transmeton Telegrafi.

Të gjithë ata që i përkasin asaj gjenerate e mbajnë mend mirë se ku kanë qenë atë ditë, kur është raportuar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur. Asokohe autoritetet sovjetike janë munduar të heshtin këtë ngjarje, në përputhje me një traditë që nuk duhet folur për incidente të tilla që do të mund të dëmtonin reputacionin e superfuqisë sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë.

Por një ditë më pas kanë evakuuar 48.000 banorët e Pripyat, qytet ky i ndërtuar nga punëtorët e centralit bërthamor dhe familjet e tyre që ishte vetëm tre kilometra nga centrali bërthamor. Por ishin suedezët ata që alarmuan botën, kur më 28 prill zbuluan rritjen e pashpjegueshme të rrezatimit mbi vendin e tyre.

Dhe pasi është bërë publik lajmi për incidentin, sovjetikët zhvendosën 116.000 njerëz nga një zonë prej rreth 30 kilometra përreth centralit bërthamor. Ndërsa gjatë viteve të ardhshme i njëjti fat i priti edhe 230.000 banorë tjerë.

Numri i njerëzve që kanë vdekur gjatë atyre ditëve por edhe 10 viteve të ardhshme nuk dihet. Por sipas një raporti kontrovers të OKB-së, thuhet se numri i të vdekurve shkon në 4.000, ku shumica prej tyre janë ukrainas, rusë dhe bjellorusë.

Pas shpërthimit të centralit të katërt, tre reaktorët tjerë në Çernobil vazhduan punën. Ndërsa centralet e fundit bërthamore janë mbyllur në vitin 2000 nën presionin e Perëndimit.

Kurse Ukraina të martën do të shënoj 30 vjetorin e katastrofës së Çernobilit, që konsiderohet të jetë si më e madhja në histori. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...