Panairi i biznesit për zhvillimin gjithëpërfshirës Ekonomik

PUBLIKUAR

 

Në sheshin “Adem Jashari” u organizua panairi i ndërmarësisë së agrobiznesit dhe ushqimit, në të cilin morën pjesë shumë biznese të udhëhequra nga gratë dhe minoritetet nga Komuna e Lipjanit.

Panairi i Sipërmarrjes synon të nxisë zhvillimin në fushën e biznesit dhe në veçanti bizneset e udhëhequra nga gratë dhe minoritetet, ky organizim do të ndihmojë bizneset të promovojnë produktet e tyre tek konsumatorët një mundësi për të njohur dhe shijuar produktet e sipërmarrësve vendas.

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti fillimisht ka falënderuar organizatorët e panairit z. Artan Avdiun si dhe zëdhënësen e komunës së Lipjanit z. Hyra Bytyqin e cila ka dhënë kontribut për organizimin e këtij panairi.

“Panairi shihet si mundësia më e mirë që ndërmarrësit vendorë të promovojnë produktet e tyre, andaj ne si institucion i inkurajojmë që të marrin pjesë në organizime të tilla pasi kjo i ndihmon këta ndërmarrës të lidhen me konsumatorin, gjithmonë ne do të jemi në mbështetje të ndërmarrëseve me të vetmin qëllim që ti forcojmë prodhuesit vendor” ka thënë nderë të tjera kryetari Ahmeti.

Artan Avdiu, drejtor i programit për zhvillimin gjithëpërfshirës të Kosovës, tha se është i lumtur të shoh fytyrat e grave ndërmarrëse të cilat janë jashtëzakonisht të gatshme të marrin pjesë në të gjitha panairet që organizohen dhe kjo tregon shumë për aftësinë dhe vendosmërinë si dhe përkushtimin që keni për të promovuar produktet e tyre, me këtë rast dua ta falënderoj kryetarin e Komunës së Lipjanit, i cili është gjithmonë në përkrahje të organizimeve të tilla, ka thënë Avdiu.

Panairi i ndërmarrësisë është një ngjarje ku bizneset do të kenë mundësi të prezantojnë dhe shesin produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe të shkëmbejnë përvojat e biznesit dhe të forcojnë rrjetin e ndërmarrësisë, ky aktivitet mbështetet nga Komuna e Lipjanit, Community Development Fund – CDF dhe USAID.

LAJME TË TJERA

Kurti publikon foto nga Berna, tregon frazën interesante që ia ka thënë presidenti zviceran

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër. Ai...

Shpërthimet në veri, Hovenier: I tronditur, autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas shpërthimeve në veri të...

Prishtinë: Arrestohet 44-vjeçari për shitblerje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin 44-vjeçar, i cili merrej me trafikim...

Jasharaj: Jemi kundër testimit me shkrim për mësimdhënësit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka thënë...

SHIKO MË SHUMË

Zjarri në Lipjan, një zjarrfikës pranon trajtim mjekësor (VIDEO)

Sot rreth orës 19:00, dy objekte dhe dy serra janë përfshirë nga flakët në...

Zjarri në Lipjan, kryetari i komunës tregon për dëmet e shkaktuara

Një zjarr i madh ka përfshirë Kooperativën Bujqësore të shkollës së mesme profesionale “Adem...

QKMF-ja në Lipjan bëhet edhe me dy autokombi për pacientët e hemodializes

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan, nga sot është pajisur me dy autokombi...