Pamje nga vendi i ngjarjes ku djali vrau nënën dhe babanë

PUBLIKUAR

Dramë në një familje të qytetit të Peshkopisë. Djali 26 vjeçar ka vrarë me armë zjarri automatik babanë dhe nënën e tij.

Viktimat janë identifikuar nga policia si Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe. Krimi ndodhi mesditën e sotme në lagjen Llixha.

Informacionet e para tregojnë se i riu kishte ardhur dje nga Anglia.

Policia ka arritur të kapë autorin e vrasjes, Qemal Sela. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje

Informacion paraprak i policise: Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje. Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij , shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi. Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje. /Oranews/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...