Pamje me dron në një zonë të Durrësit pas tërmeteve të fuqishme në Shqipëri

PUBLIKUAR

Tërmete të fuqishme kanë goditur sot Shqipërinë, zonat më të prekura nga tërmetet janë Durrësi dhe fshati Thumana i cili gjendet në rrethin e Krujës.

Tërmeti i parë u regjistrua në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti i fuqishëm ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.

Sipas të dhënave zyrtare deri tani, numri i viktimave ka arritur në 13, ndërsa mbi 600 persona tjerë janë lënduar, ata janë  duke marrë trajtimin e duhur në spital, shkruan Telegrafi.

Ekipet emergjente në Shqipëri janë duke vazhduar t’i dalin në ndihmë qytetarëve të cilët kanë mbetur nën gërmadhat e shtëpive.

Dridhjet e fuqishme të tokës kanë shkatërruar shumë shtëpi, hotele, vetura e të tjera. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...