Pamjet e një gjarpri me dy koka që është zbuluar në Amerikë, janë duke bërë gjiron e botës.
Gjarpri me dy koka është zbuluar në terrene malore, dhe është kapur nga Jason Talbott 42-vjeç nga Kansas, transmeton Telegrafi.
Derisa po mbante gjarprin, Jason me disa miq zbuluan se një nga kokat e gjarprit ishte më agresive dhe shpesh sulmonte kokën tjetër.
Kohë më parë ishte raportuar se gjarpinjtë me dy koka nuk mund të kafshojnë asgjë, vetëm nëse funksionojnë së bashku pasi janë të lidhur në një trup.
Por ky lloj gjarpri e ka dëshmuar të kundërtën, ndërsa sipas shkencëtarëve ky lloj i gjarprit është shumë i rrallë. /Telegrafi/


