
Pamja që po shihni, i ngjan imazhit kishtar të Jezuit. Kjo ndodhi në qiell mbi Islandë, ndërsa është fotografuar nga Jón Hilmarsson (48)
Pamja duket e ngjashme me statujën e Jezuit në Rio të Brazilit. Natyrisht, ky fenomen ka të bëjë me dritën polare, aurora borealis, fenomen që shfaqet në afërsi të poleve magnetike të Tokës, ndërsa manifestohet me ngjyrat që i shihni, transmeton Telegrafi.

Ky fenomen, për shkak të ndotjes vështirë shihet në qytete, por në ambientet më të larta e më të pastra po. Sidoqoftë, pamjet dhe koloriti janë të mahnitshme. /Telegrafi/


