Pajaziti: Thaçi do të ishte presidenti më legjitim

PUBLIKUAR

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjinit, ka theksuar se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi është personi më i përshtatshëm që të jetë president i Kosovës.

Ai duke iu referuar shefit të PDK-së, Hashim Thaçi, ka theksuar se “ku ka me mirë që presidenti i vendit të jetë njeri që e ka mbështetjen më të madhe në vend” dhe ka qenë sipas tij, “pjesëmarrës në proceset më të rëndësishme që ka kaluar Kosova”.

“Nuk besoj se do të kishte president më legjitim. Thaçi do ta kryente në mënyrë të mrekullueshme punën e tij. Zgjedhjet mund të jenë ndonjëra prej opsioneve. Besoj se nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash, nuk do të kishte ndryshim të rezultatit zgjedhor. Prishja e marrëveshjes, në mes LDK-së dhe PDK-së, mbi të cilën është ndërtuar koalicioni qeverisës, do të çonte në situata të tjera vendin”, ka theksuar Pajaziti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....