Pagëzojnë vajzën me emrin Brexit

PUBLIKUAR

Një çift nga Tabasco në Meksikë, kanë pagëzuar vajzën e tyre të porsalindur me emrin e referendumit Brexit, në të cilin qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar vendosën pro daljes nga Bashkimi Evropian, transmeton Telegrafi.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta lokale “Excelsior” e cila në ballinë kishte vënë certifikatën e lindjes së foshnjës, transmeton Telegrafi.

Vogëlushja Brexit është regjistruar me këtë emër në librin amëz, pasi kjo datë njëherit do të mbahet në mend për referendumin e organizuar ku 52 për qind e qytetarëve britanikë votuan pro daljes nga BE-ja.

Menjëherë pas referendumit, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë lajmi se një çift meksikan ka pagëzuar të bijën e tyre me një emër të pazakontë.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...