Padit televizionin me 10 mln dollarë se u tallën me “dremitjen” e tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Zhduket një person në Lipjan

Policia Kosovés ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se motra e tij...

Aksident i rëndë mes dy automjeteve në Rufc të Lipjanit, shtatë persona të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur orët e mbrëmshme sot...

capture_7813

Një burrë ka përgatitur një padi kundër televizionit ESPN dhe drejtuesve televizivë, me pretendimin se ata kanë qeshur me të kur ishte incizuar teksa flinte gjatë një transmetimi direkt të një takimi në stadiumin Yankee.

Me pretendimin se ata i kanë shkaktuar qëllimisht shqetësime emocionale, në akuzë ka kërkuar dëmshpërblim prej 10 milionë dollarëve.

Andrew Robert Rector pranoi në padinë e tij se ai kishte “dremitur” gjatë takimit të Boston Red Sox dhe New York Yankees më 13 prill, por thotë se komentatorët e ndeshjes, Dan Shulman dhe John Kruk kishin lëshuar disa fjalë fyese ndaj tij.

Në padinë e tij, ai thotë se ishte fyer me fjalët “i trashë” dhe “budalla”.

Rector thotë se ka humbur shumë nga ky transmetim, që sipas tij i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Ai pretendon se ka pasur dëmtim në reputacionin që kishte në shoqëri dhe humbje të të ardhurave.

Në akuzën e ngritur, ai ka përmendur emra të ESPN-it dhe të ligës së bejsbollit.

Reagimi i ESPN-së nuk ka vonuar duke kundërshtuar akuzën: “Në mënyrë shumë të qartë shihet që ESPN dhe komentuesit tanë nuk kanë thënë ato fjalë në transmetimin e drejtpërdrejtë”./GazetaExpress.com/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...