Pacolli rrëfen për një histori me kompaninë “Google”

PUBLIKUAR

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të treguar “për herë të parë” një histori që lidhet me kompaninë “Google”.

Me rastin e 17 vjetorit të kësaj kompanie ka treguar se si themeluesit e saj e kishin lutur për të investuar.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

Sot motor kërkimi i njohur amerikan Google mbush plotë 17 vjet. Unë si ju dhe miliona njerëz të tjerë jam një përdorues i përditshme i kësaj zbulimi teknologjikë. Por dua të ndaj me ju një histori për herë të parë këtu lidhur me kompaninë Google. Në vitin 1997 themeluesit e kësaj kompanie erdhen në zyren time në Lugano, Zvicër duke më lutur të investoj në idenë e tyre, por pasi nuk kisha aq shumë njohuri për këtë fushë veprimi (në atë kohë e panjohur për mua) ata i refuzova. Sidoqoft, unë shpresoj shumë që tani të rinjet tanë shqiptar do të shpikin diçka të tillë, dhe unë gjithsesi do ti përkrahi.(sic) /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...