Pacolli nuk ndalet, vazhdon të kritikojë Qeverinë

PUBLIKUAR

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai sot ka postuar dy statuse në Facebook, me të cilat kritikon qeverinë Mustafa – Thaçi.

Në postimin e parë Pacolli ka thënë se për Qeverinë aktuale do të jetë sukses kthimi i kosovarëve nga Perëndimi, pa asnjë angazhim të saj.

“Suksesi më i madhë i kësaj Qeverije, në 100 ditët e para do të jetë Këthimi i sigurt i Kosovarëve nga perendimi pa asnjë angazhim të sajë!!! (sic) ka shkruar Pacolli në statusin e parë.

Menjëherë pas këtij postimi, Pacolli ka reaguar sërish, pasi të ketë dëgjuar një deklaratë të krerëve të Qeverisë.

“Degjova se dikush nga Qeverija tha se ‘jemi pergaditur për t’i pranuar emigrantet’.Jo more nuk keni pergaditur asgjë,nuk po tregoni drejtë!” (sic), ka shkruar Pacolli në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...