Pacolli: Lufta kundër korrupsionit kusht për anëtarësim në BE

PUBLIKUAR

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli me rastin e Ditës së Evropës ka theksuar se muaji maj ka filluar mbarë, mirëpo për të arritur anëtarësimin në BE liderët e vendit duhet të luftojnë korrupsionin, jo vetëm me fjalë, por edhe me punë.

Postimi i plotë në Facebook:

“Sot 66 vite më parë është dita kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian. Unë jam krenar që populli i Kosovës dëshmon vlerat evropiane kudo në Evropë.
Fal meritave të juaja, muaji maj filloi mbarë për vendin tonë, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku deri në realizimin e ëndrrës së madhe – Anëtarësimi në BE. Për të arritur këtë, liderët në vend duhet të luftojnë korrupsionin, jo vetëm me fjal, por edhe me punë, duhet krijuar perspektivë ekonomike dhe vende pune për të rinjtë.
Urime Dita e Evropës të gjithëve, dhe na priftë e mbara në këtë rrugëtim të gjatë, por të sigurt!”

SHIKO MË SHUMË

Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara...

PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë i shkru Deharit

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se partia e tij nuk do të...