Pacolli kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë

PUBLIKUAR

Kryesuesi i delegacionit teknik për bisedime për çështje të sigurimeve, Rrahim Pacolli, e ka kritikuar Qeverinë e Serbisë për anulimin e zbatimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të policave të sigurimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shtyrjen e zbatimit të kësaj marrëveshje, e cila ishte paraparë të ndodhte sot, Pacolli e ka vlerësuar si veprim joserioz të palës serbe para bashkësisë ndërkombëtare.

Në një intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se Serbia lojërat e tilla do t’i vazhdojë edhe më tutje.

“Moszbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lire të qytetarëve nga pala serbe tregon edhe një herë joseriozitetin dhe jostabilitetin që elita politike serbe vazhdimisht ka bërë dhe po bën me faktorin ndërkombëtar. Bashkësia ndërkombëtare dhe BE-ja duhet ta kenë parasysh se këto lojëra të Serbisë do të vazhdojnë ashtu siç edhe kanë bërë në të kaluarën e tyre”, ka thënë Pacolli.

Ai i ka propozuar Qeverisë së Kosovës t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë deri në zbatimin e kësaj marrëveshje.

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...