Pacolli “gojën plot” kritika për të tjerët, por jo edhe për Bahtirin (Video)

PUBLIKUAR

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, muajve të fundit i ka shpeshtuar kritikat për mënyrën e qeverisjes si në aspektin qendror ashtu edhe në atë lokal. Por, ai nuk shfaqet njësoj kritik edhe për mënyrën e udhëheqjes së komunës së Mitrovicës nga Agim Bahtiri, ndaj të cilit tashmë janë ngritur edhe kallëzime penale.

Tribuna Channel, e ka pritur rreth tri javë një përgjigje nga Pacolli, nëse kritikat për keqqeverisje vlejnë edhe për Bahtirin, por ai nuk është përgjigjur.

E ndërkohë, premtimet e shumta për punësim nga kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri vazhdojnë të mbesin fjalë dhe shifra të pa realizuara. Të paktën kështu shprehen qytetarët.

Optimistë për punësimet është shprehur edhe Rexhep Rrahmani, ani pse pranon se nuk është bërë ndonjë hap konkret në këtë fushë.

SHIKO MË SHUMË

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...

Dita e Forcës, pjesëtarët e FSK marrin komplimente nga fëmijët: Po dokni si FBI

Po shënohet Dita e Forcës në Kosovë, ku pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së...

Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union

Një raport i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka vlerësuar se...