Pa marrëveshje paraprake s’ka zgjedhje të kryeparlamentarit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

pa-marr-euml-veshje-paraprake-s-rsquo-ka-zgjedhje-t-euml-kryeparlamentarit_hd

Një ditë pas seancës konstituive, në të cilën deputetët votuan me shumicë votash kundër zgjedhjes së kandidatit të PDK-së në krye të Kuvendit, analistët japin vlerësime të ndryshme.

Njohës të rrethanave politike në vend thonë se nuk mjafton vetëm konkluzioni i dhënë pas takimit të presidentes Jahjaga me liderë të partive politike, se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përgjegjësinë e tyre në zgjidhjen e çështjeve brenda Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar në Kushtetutën dhe në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike thekson se presidentja duhet të veprojë ndryshe meqenëse ka rol kushtetues që të ndikojë në këso situata.

“Presidentja do të duhej që si shefe e shtetit të kuaj rol edhe në qortimin e partive politike që e kanë sjellë këtë situatë por gjithashtu edhe në detyrimin e mekanizmave institucional sikurse që është kryesuesja e Kuvendit por natyrisht edhe deputetët që të shfrytëzohen të gjitha hapësirat e mundshme procedurale për tu bërë e mundur zgjedhja e kreut të Kuvendit që të shkohet tutje pastaj me zgjedhjen e qeverisë”, tha ai.

Por, analisti politik, Artan Muhaxhiri thotë se presidentja nuk ka pushtet real që të veprojë në këtë rast.

“Presidentja është në pozitë të vështirë, sepse në njërën anë kërkohet përfshirja e saj në zgjidhjen e bllokadës politike, por në anën tjetër, ajo nuk ka pushtet real që ta bëjë këtë. “Liderët e LAN-it dhe të PDK-së, mund t’i binden vetëm presionit dhe kërkesave të ambasadorëve të huaj, por jo presionit të presidentes”, tha Muhaxhiri për Radio Kosovën.

Ndërkohë, Korenica konsideron se blloku nuk duhet të ngutet me veprime të pamatura nëse nuk i japin edhe disa herë PDK-së që të propozojë kandidatin për kryetar të kuvendit.

“Blloku LAN, strategjikisht bën mirë nëse që në këtë fazë kalon në pikën kur ajo e propozon kandidatin e saj, sepse i duhet dhënë PDK-së, sipas aktgjykimit të kushtetueses, edhe disa herë shanse që ajo të dërgojë përpara propozimet e saj, në mënyrë që të konsumohet konstatimi që PDK-së nuk i ka numrat në kuvend për ta zgjedh kryeparlamentarin. Vetëm pas këtij konstatimi ne mund të shikojmë se çfarë skenarë të tjerë ekzistojnë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nëse aty hapet rruga për LAN për ta bërë propozimin”, theksoi ai.

Ndërsa, Muhaxhiri thotë situata në Kuvend tashmë e bënë të pamundshme zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pa marrëveshje mes PDK-së dhe LAN-it.

“Në këtë aspekt mund të ketë edhe kandidime të pafundme të deputeteve mirëpo nëse nuk ka marrëveshje, as kandidati i PDK-së , as i LAN-it nuk mund të zgjidhjet, pra pa një marrëveshje mes këtyre dy blloqeve është e pamundshme zgjedhja e kryeparlamentarit”, theksoi ai.

Analistët thonë se zgjidhja duhet të gjendet brenda institucioneve dhe të shmanget shkuarja në zgjedhjet e reja. /rtk/

SHIKO MË SHUMË

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...