Osmani shtrëngon duart dhe shkëmben biseda me Zelenskyn në Moldavi

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin e dytë të Komunitetit Politik Europian në Moldavi.

Derisa u realizua fotografia familjare e liderëve pjesëmarrës, presidentja Osmani shtrëngoi duart dhe shkëmbeu disa biseda me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili po ashtu është duke marrë pjesë në këtë samit.

Për këtë takim të shkurtë që pati, Osmani ka shkruar edhe në Twitter.

“Në kohërat kur është e rëndësishme se ku qëndroni, unë i shpreha solidaritetin tonë të plotë Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”.

Lufta në Ukrainë edhe në këtë samit ishte kryefjala, derisa edhe liderë të tjerë shkëmbyen biseda me Zelenskyn në pamjet që u publikuan nga faqja zyrtare e samitit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...