OSBE ka prezantuar raportin e vlerësimit të drejtave të komuniteteve në Lipjan

PUBLIKUAR

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan, në prani të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, nënkryetarëve Fitim Selimi, Sefer Tasholli, drejtorëve të Departameneve dhe shoqërisë civile ka prezantuar raportin e vlerësimit të Drejtave të Komuniteteve ( Edicioni i 4-të)
Raporti ka përfshi gjetjet dhe rekomandimet e dalura nga tereni në gjithë Republikën e Kosovës. Ky raport është rezultat i monitorimit të OSBE-së në vlerësimin e të arriturave të institcioneve të Kosovës.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti, ka falenderuar të pranishmit, duke thënë se me këtë raport është bërë vlerësimi dhe rekomandimi i shumë fushave që janë të lidhura direkt me punën dhe angazhimin e qeverisjes lokale siq janë dialogu ndërmjet komuniteteve, siguria, përdorimi i gjuhëve zyrtare, arsimi etj, në të njejtën kohë ai ka shtuar se shumicën e rekomandimeve të dalura nga ky raport, ne si institucione komunale vetem se i kemi përmbushur në vazhdimsi dhe besojmë se të gjeturat nga ky raport do të përmbushen në fushat e caktuara.
Kryetari Ahmeti po ashtu ka theksuar se Komuna e Lipjanit çdo ditë e më shumë po angazhohet të përmirësoj jeten dhe mirëqenien e qytetarëve lipjanas nga të gjitha komunitetet.
Ndërsa të pranishmit e tjerë patën rastin të komentojnë rreth këtij raporti, duke dhënë vlerësime pozitive rreth punës së qeverisjes komunale dhe gjendjes së sigurisë në teritorin e Komunës së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...