Oriola Marashi flet për sfidat në fushën e modelingut: Kam pasur shumë vuajtje e lodhje, por nuk u ndala kurrë

PUBLIKUAR

Ajo tashmë cilësohet të jetë njëra ndër modelet më të suksesshme në Shqipëri dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për modelen Oriola Marashi, e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë edhe jashtë trojeve shqiptare duke u bërë kështu pjesë e “Guess”.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi fansave ta pyesin më shumë rreth profesionit përmes ‘pyetje-përgjigje’.

Oriola Marashi (Foto: Instagram)

“A paguhet mirë modelingu në Shqipëri?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekëse.

Oriola nuk ka hezituar t’i përgjigjet duke thënë se ka kaluar nëpër shumë sfida për të arritur këtu.

 

“Nuk mund të qahem. Unë kam standartin tim dhe me brende qe kam punuar në Shqipëri para se të arritja të depërtoja jashtë vendit kanë qenë goxha të mira për një vajzë që punon dhe ia del e vetme pa mbështetjen e askujt. Kështu që goca: Puna dhe vetvetja nuk të lënë asnjëherë në baltë”,

“Mos u mendoni që u zgjova një ditë të bëra dhe u bëra modele e Guess. Kam pasur shumë vuajtje, lodhje dhe brryla për të arritur këtu. Por nuk u ndala kurrë. Unë jam shembulli konkret”, u shpreh Marashi.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...