Opozita për MSA-në: S’merr pjesë në Kuvend, s’e bllokon seancën

PUBLIKUAR

Tri partitë opozitare nuk do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit kur do të ratifikohet Marrëveshja për Stabilizim Asociimin, por as nuk do ta bllokojnë atë.

Kështu ka njoftua për Klan Kosovën, Adonis Tahiri, nga Zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje.

Arsye për mospjesëmarrje, sipas tij, është fakti se opozita ka shumë vërejtje për këtë marrëveshje. Por, për shkak të rëndësisë që kanë marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian, “nuk do ta bllokojmë seancën atë ditë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka treguar se të hënën, drejtuesit e grupeve parlamentare të partive opozitare, do të mbajnë konferencë për media ku do t’i japin detajet rreth qëndrimit tonë të përbashkët në lidhje me MSA-në. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...

Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun...