Opozita e Lipjanit bashkon forcat me 9 Janar

PUBLIKUAR

Opozita e Lipjanit ka bashkuar forcat për protestën që do të organizohet me 9 janar në Prishtinë. Fitim Selimi, se bashku me krerët e VV-së dhe NISMA-s, deklaruan që Protesta e 9 Janarit do të jetë masive dhe shumë paqësore

Opozita e bashkuar ka mbajtur takim mobilizues me strukturat udhëheqëse për dakordim sa me të mirë për Protestën e 9 Janarit. Nikoqire e këtij takimi ishte Dega e Aleances ne Lipjan. Kryetari I AAK-se dr. Fitim Selimi, se bashku me krerët e VV-së dhe NISMA-s, deklaruan që Protesta e 9 Janarit do të jetë masive dhe shumë paqësore. Kjo qeveri e cila ka shkelur Kushtetutën e vendit duhet të ik sa më parë sepse është e keqja më e madhe që i a ndodh Kosovës viteve të fundit. Krerët e Opozitës së Bashkuar në Lipjan ftuan strukturat e tyre që të mobilizohen si kurrë më parë. Secili qytetar I Lipjanit pa dallime partiake të dal dhe të protestoj ndershëm. Kjo protestë do të jetë dëshmi e vendosmërisë se qytetareve dhe zotimit të tyre se nuk lejojnë asnjëherë cenimin e sovranitetit të Shtetit. Prandaj me 9 Janar 2016, Ditë e Shtunë, ora 14:00, të gjithë në Prishtinë. Manifestojmë kundër qeverisë antikushtetuese, thuhet në komunikatë/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...