Opozita do ratifikim të marrëveshjes, jo informim

PUBLIKUAR

Subjektet politike opozitare e kanë kundërshtuar gatishmërinë e kryeministrit, Isa Mustafa që të raportojë të enjten në Kuvend për marrëveshjet e arritura në Bruksel me palën serbe më 25 gusht. Ata thonë se raportimi i Mustafës është i pamjaftueshëm në krahasim me marrëveshjet e mëdha që janë bërë në Bruksel, prandaj opozita kërkon që marrëveshja të ratifikohet në Parlament, në mënyrë që të jetë e plotfuqishme.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, të hënën shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, duke e cilësuar si ta pamjaftueshëm informimin e Mustafës për marrëveshjet, ka thënë se mosdërgimi i marrëveshjeve për ratifikim në Kuvend paraqet anashkalim të Kuvendit.

Ndërsa, ka bërë të ditur se në këtë seancë opozitarët do t’i shpjegojnë më gjerësisht kundërshtimet e tyre.

“Kryeministri po vjen vetëm të na i shpjegojë marrëveshjet të cilat i kanë arritur në Bruksel. Ne nuk jemi lexues të marrëveshjeve. Me këto procedura Qeveria po e përjashton Kuvendin. Në seancën e të enjtes do t’i sqarojmë edhe më shumë kundërshtimet tona”, ka thënë Konjufca. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...