OMPAK-Lipjan shenoi 03 Dhjetorin si ditë ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

PUBLIKUAR

Organizata Multietnike e Personave me Aftësi të Kufizuara – Lipjan me rastin e 3 Dhjetorit, ditës ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, më 3 dhjetor 2015 organizoi debat me temën ” 3 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e PAK” në Sallen e Kuvendit Komunal në Lipjan.

Në fjalën hyrëse, Kryetari i OMPAK-L, Fadil Behluli i përshendeti të pranishmit dhe i uroi mirëseardhje, ku foli edhe për historikun e 3 dhjetorit si dhe për aktivitetet që ka organizuar dhe do të organizojë OMPAK-L ditëve në vijim.

Të pranishmëve i’u drejtua i pari i komunsës së Lipjanit, Imri Ahmeti i cili i përgzoi organizatorin për këtë debat, ku ndër të tjera foli edhe për historikun e 3 Dhjetorit si dhe u zotua se do të vazhdojë të mbështes aktivitetet e PAK si dhe të u krijoj hapësirë edhe më të madhe në të gjitha sferat e jetës.

Për gjatë debatit, të pranishmit shprehn brengat e tyre, si dhe kërkuan nga organizata dhe nga Komuna e Lipjanit që të avancohen të drejtat e PAK edhe më tej.

Në kuadër të aktiviteteve të ditës së sotme, Personat me Aftësi të Kufizuara kanë defiluar nëpër qytet, ku kanë shpërnda fletushka me meazhe të 3 dhjetorit.

Aktivitetet e ditë së sotme janë mbështetur nga Komuna e Lipjanit.

Publikuar nga:
Stafi i OMPAK-L

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...