07 nëntor 2014, Organizata POLIS (Public organization for Local Initiatives and Supports), ka prezantuar raportin e monitorimit të përformancës se Gjykatës në Lipjan dhe realizimit të së drejtës se grave në trashëgimi.
Në një tryezë të rrumbullaket të organizuar nga kjo organizatë nga shumë të ftuar të tjerë ishin edhe Avdirrahman Gashi Gjyqtar mbikqyres i Gjykatës në Lipjan, Murat Haziri Zyrta Gjendjes Civile në Lipjan, Sefer Krasniqi Noter, dhe Vlora Limani Hajnuni Kryesuese e Kuvendit Komunal Lipjan.
Në kuadër të këtij Projekti janë planifikuar që të bartën informata mbi gjendjen e gruas në trashëgimi dhe trajtimi i tyre në gjyqësi, kryesisht duke shpalosur të gjetura nga monitorimi Gjykatës në Lipjan Degë e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ky projekt mbështetet financiarisht nga USAID, administrohet nga ATRC, dhe implementohet nga POLIS.
OJQ POLIS organizoi Tryezën e Rrumbullakët me temë Performanca menaxhuese e gjykatës dhe të drejtat e grave në trashëgimi – prezentim i të gjeturave nga monitorimi i Gjykatë në Lipjan.
Kjo Tryezë ishte pjesa përfundimtare e projektit për monitorim të gjykatave “Drejtësia me qasje qytetare në shqrbim të gjyqësisë së drejtë II”, i cili projekt është mbështëtur financiarisht nga USAID dhe menaxhuar nga ATRC.
Kjo tryezë bashkoi pjesëmarrës nga institucionet locale, të gjyqësorit, komunale, arsimit, qytetarë dhe media locale, për të diskutuar të gjeturat dhe japur adresuar sa më mirë zgjidhjen etë metave eventuale.
Panelist të tryezës ishin Avdirrahman Gashi Gjyqtar Mbikqyrës i Gjykatës Themelore të Prishtinës Dega në Lipjan, Murat Haziri Shef i Sektorit Gjendjes Civile në Komunën e Lipjanit si dhe Sefer Krasniqi Noter në Lipjan.
Tryeza u hap nga Moderatori Muhamet Bytyqi i cili i falënderoi gjithë pjesmarrësit për prezencën e tyre dhe më pas fjala i’u dha Drejtorit Ekzekutiv të OJQ POLIS Fitim Sadiku, njëherit dhe menaxher i projektit. I cili bëri prezantimin e të gjeturave.
Pas prezantimit të të gjeturave, fjala i’u dha Gjyqtarit Mbikqyrës i cili nuk u pajtua me gjitha të gjeturat sa i përket performancës së punës së gjykatës. Ai bëri me dije që Gjykata në Lipjan është mjaft transparente dhe efikase në punën e saj. Ndër sa sa i përket çështjes së trashëgimisë duke marrë parasysh realizimin e të drejtës së femrës në këtë çështje, është mjaft e ulët.
Murat Haziri shef i sektorit të Gjendjes Civile në Lipjan, pranoi faktin se ka raste ku në aktvdekje fshehen trashëgimtarët ligjor të të dy gjinive, por më e theksuar është tek gjinia femrore, poashtu ai pohoj se janë dy raste që janë duke u hetuar për këtë çështje të fshehjes së trashëgimtarëve.
Ndërsa Noteri Sefer Krasniqi theksoj faktin se pjesa dërmuese e çështjeve trashëgimore janë duke u shqyrtuar në Noteri dhe se procesi i shqyrtimit të këtyre lëndëve në Noteri përfundohet brenda ditës. Mendoj që ky është fakti përse palet adresohen tek Noteri, për shkak që procedura është shumë herë më e shpejt se san ë Gjykatë.
Nga të gjithë të pranishmit të tjerë u diskutua çështja e trashëgimisë pronësore dhe me fokus të veçant përfshirja e grave në trashëgimi. Të gjeturat nga raporti i monitorimit treguan fakte të bollshme se gruaja në trashëgimi është shumë pak e përfshirë. Edhe në kontekst të shpalljes së trashëgimisë, por edhe përfshirjes në procedurë. Po thuaj një zëri u diskutua se gratë duhet të ken më shumë hapësirë në këtë proces.
Një rekomandim i paraqitur në raport që gjithashtu u përkrah ishte fuqizimi i më tejmë i gruas në këtë process, përmes ndryshimeve ligjore. Ligji mbi trashëgiminë mund të pësoj ndryshime eventuale, ku do të mënjanohej e drejta e heqjes dorë nga trashëgimia për një periudhë të kufizuar kohore (6 muaj). Pasurinë e trashëguar gratë më pas munden të e japin në formë dhurate, nëse nuk janë të gatshme me mbajtë atë në pronësi.



