Përveç se kishte luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Turqisë, intervista e gazetares së CNN Turk me presidentin turk Recep Tayip Erdogan, ka marrë edhe shumë telefonata urimi.
Dhe kjo nuk është e tëra. Përveç telefonatave falënderuese, përcjell Telegrafi, ditë më pas, ajo ka marrë edhe një ofertë për telefonin e saj.
Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një ofertë prej 250 mijë dollarësh për të blerë telefonin e saj.
Në momentin që përpjekjet e ushtrisë turke për të rrëzuar pushtetin, presidenti turk Recep Tajip Erdogan vendosi të përdorte aplikacionin FaceTime për të dhënë një intervistë për gazetaren Hande Firat.
Ky veprim ia kishte vlejtur pasi forcat rebele u përballën me kundërshtimin masiv që arriti të ndalonte përpjekjen shumë shpejt. /Telegrafi/


