Obiliqi kërkon kuotë më të ulët të çmimit të energjisë elektrike

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi është duke kërkuar që kjo komunë të ketë kuotën më të ulët të çmimit të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Express.

Përmes një reagimi ai ka kërkuar që të trajtohet me seriozitet Ligji për Obiliqin dhe të mos ngritën çmimet e energjisë elektrike.

Me lejoni të ju njoftoj se në takimin e sotëm të mbajtur me ekzekutivin komunal, bazuar në Ligjin për Obiliqin dhe procedurave të tjera, kemi drejtuar shkresë institucioneve të nivelit qendror duke filluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Komisionit Parlamentar, Qeverisë  së Republikës së Kosovës dhe Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për të trajtuar me seriozitet Ligjin për Obiliqin dhe nenet që dalin nga ky ligj, për kuotën më të ultë të çmimit të energjisë elektrike dhe jo ngritjen e tarifave të energjisë”, postimi i plotë:

Postimi i plotë i tij:

“Të nderuar qytetarë,

Me lejoni të ju njoftoj se në takimin e sotëm të mbajtur me ekzekutivin komunal, bazuar në Ligjin për Obiliqin dhe procedurave të tjera, kemi drejtuar shkresë institucioneve të nivelit qendror duke filluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Komisionit Parlamentar, Qeverisë  së Republikës së Kosovës dhe Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për të trajtuar me seriozitet Ligjin për Obiliqin dhe nenet që dalin nga ky ligj, për kuotën më të ultë të çmimit të energjisë elektrike dhe jo ngritjen e tarifave të energjisë.

Komuna e Obiliqit, institucion i vënë në shërbim të qytetarëve, është e gatshme të ofroj bashkëpunim të plotë me institucionet relevante e përgjegjëse dhe mirëpret që kjo kërkesë të has në mirëkuptim dhe krijimin e zgjidhjes të shpejtë për qytetarët e Obiliqit.

SHIKO MË SHUMË

Kosova arrin marrëveshje me Austrinë e Turqinë për njohjen e kontributeve personale

Kosova ka arritur marrëveshje me dy shtete, Austrinë dhe Turqinë, për njohjen e kontributeve...

Themelohet grupi punues për apelin për ish-krerët e UÇK-së, kryesohet nga Konjufca

Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar grupin punues për të trajtuar në apel...

Kurti: Kosova ka mundësinë t’i kthehet zhvillimit, punësimit dhe projekteve për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se me zgjedhjen...