Obama zbulon se çfarë lloji të telefonit përdor!

PUBLIKUAR

Presidenti amerikan Barack Obama tha se me zili shikon kur gruaja e tij dhe vajza e tij përdorin telefonin e mençur, derisa ai është i kufizuar të përdor një të tillë, për shkaqe sigurie.

Lidhur me këtë çështje, presidenti amerikan kishte folur gjatë prezencës së tij në emisionin e famshëm The Tonight Show, ku u pyet nga gazetarët nëse ai përdor një BlackBerry.

Në një përgjigje gazetarit ai kishte thënë se telefoni i tij nuk është edhe aq modern, transmeton Telegrafi.

Ai nuk ka dashur të tregonte emrin e prodhuesit të telefonit, por ka bërë të ditur se për shkaqe sigurie, ai me atë telefoni as nuk mund të bëjë fotografi, të dëgjojë muzikë, dërgojë mesazhe, madje as edhe të bëjë thirrje telefonike.

Qëndrimit të Obamas në Shtëpinë e Bardhë i kanë mbetur vetëm edhe pak muaj, dhe siç duket Obama është i etur për t’u kthyer në jetë siç ishte më parë dhe të jetojë duke shijuar magjinë e teknologjisë moderne.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...