Obama bën shaka për Trump – ja çfarë thotë për të! (Video)

PUBLIKUAR

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka ironizuar kandidatin republikan për garën presidenciale në SHBA, Donald Trump.

Komentet e Obamës për Trump u bënë dje gjatë darkës solemne të përvitshme të Shtëpisë së Bardhë me Shoqatën e Korrespodentëve, në Uashington, përcjell Shekulli.

“Jam paksa i lënduar që ai nuk është këtu sonte. Sa shumë u kënaqëm herën e kaluar. Dhe është befasuese. Kemi një dhomë të mbushur me gazetarë, yje të famshme, kamera, e ai thotë jo. A ndoshta kjo darkë nuk përkon me shijet e Donaldit? A thua çfarë është duke bërë tani, në vend të vinte këtu? Mos është në shtëpi duke ngrënë biftek, apo duke shkruar komente fyese në rrjetet sociale për kancelaren Angela Merkel”, ka deklaruar Obama para gazetarëve.

Ndërkohë që Shefi i Shtëpisë së Bardhë “thumbonte” manjatin njujorkez, salla shpërtheu në të qeshura.

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...