Nxënësit e Bregut të Zi nga 1 shtatori fillojnë procesin mësimor në shkollën e re

PUBLIKUAR

Nxënësit e Bregut të Zi nga 1 shtatori fillojnë procesin mësimor në shkollën e re

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti gjatë përcjelljes së implementimit të disa projekteve në teren ka vizituar nga afër edhe punimet në ndërtimin e shkollës në Breg të Zi, shkruan Komuna e Lipjanit

Gjatë qendrimit në këtë vendbanim Kryetari Ahmeti ka theksuar se në këtë objekt shkollor po punohet me një intensitet të lartë në mënyrë që me 1 shtator kjo shkollë të jetë e gatshme për fillimin e procesit mësimor.

Po ashtu ditë më parë në oborrin e kësaj shkolle ka filluar edhe ndërtimi i fushës sportive, rregullimi i infrastrukturës së oborrit të shkollës duke përfshirë edhe vendosjen e rrethojes.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...