Në një shkollë në Kolumbi është regjistruar momenti kur dy nxënës mundohen të kalojnë një mur, për të ikur nga orët e mësimit. Por, gjëja kryesore që ata nuk e bënë, ishte një shikim i shpejtë i vendit përreth.
Me të kërcyer murin, para nxënësit ndalon vetura e Policisë, transmeton Telegrafi.
Një polic e detyron atë të hyjë në veturë, ndërsa afrohet tek muri dhe i merr çantën.
Miku i tij që ishte më i ngadaltë, nuk kalon në anën tjetër, por qesh me të.
Shikojeni videon. /Telegrafi/


