Nusja me të ëmën rrahin dhëndrin, disa minuta pas ceremonisë së tyre martesore (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Një çift i sapomartuar duket se nuk e kishin nisur me të mbarë jetën e tyre bashkëshortore, pasi dyshja janë parë duke u rrahur në rrugë, vetëm disa minuta pasi ishin martuar.

Por situata u tensionua edhe më shumë, kur vjehrra e dhëndrit i bashkohet rrahjes, transmeton Telegrafi.

Nusja 2

E gjithë kjo ngjarja e pazakontë është filmuar nga një shofer, i cili po qëndronte prapa veturës së tyre në qytetin Vitebsk të Bjellorusisë.

Në video shfaqet një veturë gjigante që ndalet pranë një stacioni të autobusit, nga e cila dalin duke u rrahur nusja dhe dhëndri.

Nusja 3

Fillimisht ata shihen duke u grindur, dhe befasisht nusja fillon të rrah dhëndrin me buqetën e luleve që po e mbante në duar.

Por pas disa sekonda, “luftës” i bashkëngjitet një grua tjetër e cila duket të jetë nëna e nuses, që pa hezitim përdor çantën e saj të dorës si shkop për të rrahur dhëndrin e saj.

Sipas medieve lokale, ende nuk dihen arsyet që sollën deri tek kjo rrahje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...