Nuk publikohen listat e ish-Ministrisë së Mbrojtjes

PUBLIKUAR

Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së, nuk ka marrë vendim as të mërkurën që të publikojë listat për ish-Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Mosinkuadrimi në sistem të publikimit të këtyre listave, të cilat janë nënshkruar nga përfaqësuesi i kësaj Ministrie, eprori i lartë Rrustem Berisha, ka nxitur një takim ndërmjet anëtarëve të këtij Komisioni me përfaqësues të ish-Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky takim sipas burimeve të gazetës ‘Zëri’, është zhvilluar nën tension dhe është karakterizuar me debate të nxehta, por nuk ka rezultuar me ndonjë miratim për publikim të këtyre listave.

“Listat e ish-Ministrisë së Mbrojtjes mund të publikohen vetëm nëse ndërron emërtimi. Ky është propozimi që iu është bërë përfaqësuesve të kësaj Ministrie nga Komisioni, pra që emërtimi MMRK të shndërrohet në Brigadën ‘Hasan Prishtina’”, thotë ky burim brenda Komisionit në kushte anonimiteti. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...