Nuk largohet nga fshati sepse macet mbesin të uritura (Video)

PUBLIKUAR

Münevver Akgün, 73 vjeçarja e cila jeton në qytetit Kastamonu në Turqi, me shqetësimin se macet të cilët ajo i ushqen do të mbeten të uritura gjatë dimrit, as për një kohë të shkurtër nuk mund të ndahet nga macet e saj.

Akgün, e cila ka humbur burrin e saj dhe nuk ka fëmijë, jeton vetëm në shtëpinë e saj në fshatin Yukarışehirören.

Në vitet e mëparshme ajo dimrin e kaloi në shtëpinë e saj në qendrën e qarkut dhe me shqetësimin se macet për të cilat kujdeset që nga vera do të mbeten të uritura, pavarësisht nga kushtet e motit nuk largohet nga fshati.

Ajo çdo ditë rregullisht iu jep ushqim mbi 20 maceve të cilët mblidhen para shtëpisë së saj. Për gazetarin e AA-së, Münevver Akgün tha se nuk mund t’i lë macet me të cilat është shumë e lidhur me ta, dhe të shkojë në shtëpinë e saj në qendrën e qarkut.

Duke treguar se me dashuri kujdeset për macet, Akgün u shpreh se: ”Unë ata për hir të Zotit i dua shumë. Nëse i lë ata dhe shkoj do të mbeten të uritura në dimër dhe ftohtë”.

 

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...