Nuk kënaqen si i fali Zoti, ja VIP-at që bënë operacione plastike (Foto)

PUBLIKUAR

Nuk kënaqen si i fali Zoti, ja VIP-at që bënë operacione plastike (Foto)

Nuk je “in” nëse nuk posedon vija seksi, të paktën, këtë përshtypje të “falin” këngëtaret tona, të cilat nuk po përtojnë që në masë të madhe t’iu nënshtrohen operacioneve të ndryshme kirurgjike.

Janë hiret trupore, ato që në njëfarë mënyre po mbajnë në skenë shumë këngëtare, marrë parasysh që me të dalë në skenë zëri i tyre nuk dëgjohet fare, porse është ekspozimi thuajse i të gjitha pjesëve të trupit, që po kërkohet më shumë në treg, shkruan Indeksonline, transmeton Telegrafi.

Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri është këngëtarja që më së shumti e ka transformuar veten, në bazë të fotografive. Pranoi publikisht se është e pakënaqur me gjoksin, i futi në operacion, por kjo nuk është e tëra.

Dafina ka edhe disa operacione tjera në fytyrë (mollëza), ka një operacion në buzë me ç’rast i ka fryrë ato dhe ka rafinuar hundën. E dëshmon fotografia se në çfarë ndryshime ka kaluar kjo këngëtare.

Morena Taraku 

Po i’a nisim nga Morena Taraku, ajo që dikur u kurorëzua si më e bukura e Kosovës, pas së cilës fshihej një dëshirë për të kthyer veten e saj, në një femër “superiore”.

Buzet, gjoksi, mollëzat, janë disa nga operacionet që Morena i ka bërë tek vetja e saj.

Adelina Tahiri

Këngëtarja nga Shkupi, Adelina Tahiri, fillimisht u pa si një engjull, të paktën këtë e thoshte pamja e saj, porse tani ajo është kthyer në një “super bombë”.

Buzët dhe gjoksi, poashtu duket të kenë qenë pika e dobët e Adelinës.

Nora Istrefi

Ajo që shquhet si këngëtarja më seksi në trevat shqiptare, Nora Istrefi, nuk kishte se si tu shpëtonte ndryshimeve kirurgjike.
Rënia në peshë, dhe buzët e bëjnë të duken e “kompletuar”.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...