Nuk ka më azil për kosovarët në vendet e BE-së

PUBLIKUAR

Parlamenti Evropian ka filluar një procedurë për krijimin e një liste të shteteve “të sigurta”, ku pritet të jenë shtatë vende, përfshi Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Kjo nënkupton se të gjithë ata që kërkojnë azil nga këto shtete në BE, sipas kësaj liste, nuk do të kenë fare shanse që ta fitojnë atë.

Përmes kësaj iniciative, siç thuhet në këtë parlament, do të zvogëlohet numri i azilkërkuesve në Evropë dhe do të merren me ato raste që, me të vërtetë kanë nevojë.

Sipas të dhënave të agjencisë së BE-së kontrollin dhe menaxhimin e kufijve – Frontex, gjatë vitit të kaluar, vetëm nga Kosova ka pasur 24 kërkesa për azil në shtetet e BE-së, transmeton lajmi.net.
Për këtë arsye, komiteti i lirive dhe të drejtave të qytetarëve në Parlamentin Evropian, ka nisur këtë iniciativë, që do të formonte këtë listë të vendeve të sigurta, në të cilët do të gjenden të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, transmeton lajmi.net.

Por, përkundër kësaj, kalimi i kësaj liste do të hasë në shumë polemika nga deputetët e Parlamentit Evropian për mënyrën e vendosjes së kritereve që vlerësojnë se cilat shtete janë të sigurta e cila jo.

Arsyeja kryesore e krijimit të kësaj liste është se qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kur kërkojnë azil në BE, arsyen kryesore e kanë problemet ekonomike që nuk njihet si arsye.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...