
Për shkak të mosfunksionimit, ekrani i një bankomati në Aberyswyth të Uellsit në Britani, u “ofronte” klientëve “ereksion falas”!
Në vend të shkrimit “nxirrni para pa komision”, bankomati shkruante “ngritje pa pagesë” – që është përkthim literal nga fjalia në gjuhën uellsiane, “Codiat am ddim”.
Kjo situatë e pazakontë është regjistruar nga një qytetar, i cili fotografinë që e dëshmon këtë situatë e kishte postuar në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/


