Njihuni me armët që nuk u prodhuan kurrë por që kushtuan miliarda (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Bombardues, armë, mini tanke, avionë të padukshëm, topa lazer. Të gjitha këto sepse në industrinë e luftës nuk mungon imagjinata.

Është vlerësuar se çdo vit në botë, më shumë se një trilion e gjysmë dollarë shkojnë për shpenzime ushtarake, rreth 2.7% e PBB botërore. Më saktësisht, në vitin 2015 janë shpenzuar 1.652 miliardë dollarë.

Për të krijuar pak a shumë idenë e kostos së këtyre armëve të veçanta, më poshtë po ju njohim me disa nga teknologjitë e luftës që nuk u prodhuan kurrë, por që projektet e tyre kanë kushtuar miliona, në mos miliarda euro. Një varg armësh dhe dështimesh.

BOEING YAL-1 AIRBORNE TESTBED LASER

Ishte një top lazer i montuar në hundën e një Boeing 747-400F. Ai duhet të ishte në gjendje të kapte dhe të shkatërronte raketat në fluturim, por projekti për prodhimin e tij u ndërpre në vitin 2011 për shkak se lazeri ishte pak i fuqishëm. Kështu u hodhën poshtë 16 vite zhvillime dhe 5 miliardë dollarë investime. Sot i vetmi ekzemplar ekzistues mund të shihet në “Boneyard”, varrezat e avionëve ushtarakë të Forcave Ajrore të SHBA-së.

OICW (OBJECTIVE INDIVIDUAL COMBAT WEAPON)

Prototipi i një pushke në gjendje për të goditur objektivin edhe nëse është i mbrojtur nga një strehë. Kjo pushkë mund të hidhte një predhë 200 mm e programuar për të shpërthyer në distancë në një largësi të caktuar. Në fakt ajo duhet të ishte kombinim i një pushke dhe granate. Megjithatë nuk u bë kurrë asgjë edhe pasi u shpenzuan rreth 100 milionë dollarë nga viti 1994-2005 kur projekti u braktis nga DARPA.

A-12 AVENGER

Projekti i një bombarduesi të pakapshëm nga radarët, u anulua në vitin 1991 nga Sekretari i Mbrojtjes Dick Cheney, pasi një avion i vetëm do të kishte kushtuar 165 milionë dollarë. Një monstër e F37, i konsideruar si avioni më i shtrenjtë në botë, shpenzimet e të cilit variojnë nga 99 deri në 120 milionë dollarë.

XPEDITIONARY FIGHTING VEHICLE (EFV)

EFV ka lindur si një mjet sulmi amfib i krijuar për marinsat e Shteteve të Bashkuara/ Nëse do të realizohej do të kushtonte 15 miliardë dollarë, por programi u anulua në vitin 2011 nga Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates, pas një kostoje totale prej 3 miliardë dollarësh. Arsyeja: Kostoja e lartë dhe fakti se një automjet i tillë në skenarët e luftës moderne mund të ishte më pak i dobishëm nga sa pritej.

B70 Valkyrie

Një bombardues supersonik amerikan i konsideruar i ‘paprekshëm” në sajë të aftësisë së tij për të vepruar në mbi 21 000 metra me një shpejtësi superiore. Projekti angazhoi inxhinierët ushtarakë amerikanë në mes viteve’50 e deri në 1969, periudha më e keqe e Luftës së Ftohtë, por u braktis pa dy prototipash: Njëri është ekspozuar në një muze të aviacionit në Dayton, Ohio dhe tjetri u rrëzua pas një përplasje me një F-104. Kostoja e projektit? 10 milionë dollarë.

Future Combat Systems

Lufta në Afganistan e para dhe pastaj ajo në Irak, bindë ushtrinë e Shteteve të Bashkuara për të nisur një program modernizimi që do të furnizonte brigadat më të shpejta me automjete të vogla që mund të dërgoheshin në luftë me një njoftim të shkurtër. Programi u quajt “Future Combat Systems” dhe kjo duhet të kishte një kosto totale prej 340 miliardë dollarësh në qoftë se do të vihej në zbatim. Kjo nuk ndodhi dhe në vitin 2009, programi u anulua nga qeveria e Barack Obamës, por Departamenti i Mbrojtjes ka shpenzuar më shumë se 18 miliardë dollarë për zhvillimin e tij. /mapo.al/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...