Njëzet telefonat e mençur më të mirë në treg, çmimet dhe sondazhi i bashkangjitur (Foto)

PUBLIKUAR

Telefonat e mençur çdo ditë e më shumë po bëhen pjesë e pandashme e jetës tonë.

Me këtë rast BusinessInsider ka përpiluar një listë me telefonat më të mirë të mençur që aktualisht qarkullojnë në treg.

Në listën e më poshtme janë edhe çmimet e tyre, por të cilët mund të ndryshojnë paksa varësisht nga faktorë të ndryshëm, transmeton Telegrafi.

Në vendin e parë është Ipone 7 Plus, i ndjekur nga Iphone 7 dhe Samsung Galaxy S7 Edge, ndërsa më poshtë keni listën e plotë dhe detajet e çdo njërit.

20.BlackBerry Passport

BlackBerry Passport mund t’ju duket pak i çuditshëm në shikim të parë, por njohësit e BlackBerryt e duan atë. Ka një tastierë më të vërtetë të bukur fizike, por tipari kryesor është forma katrore unike.

Çmimi: 267 euro

19.BlackBerry Classic

Nëse keni qenë fans i BlackBerryt në kulmin e kompanisë, ju do të dashuroheni në BlackBerry Classic. Duket i ngjashëm me modelet e vjetra të BlackBerry, me një ekran të mprehtë dhe tastierë fizike të shkëlqyer.

Çmimi: 264 euro

18.BlackBerry Priv

BlackBerry Priv është një largim i madh nga BlackBerry. Në vend se të drejtohet nga sistemi i vet operativ, Priv shkon në Android. Duket një telefon standard i Android, mund të jetë një pajisje e mirë për ata që duan tastierën fizike, por prapë duhet qasje në aplikacionet dhe shërbimet e Googles të cilat nuk janë në dispozicion në pajisje e tjera BlackBerry.

Çmimi: 349 euro

17.Moto G4

G4 Moto është në dispozicion në tri modele të ndryshme, duke përfshirë atë të G4, G4 Plus dhe G4 Play. Kemi shqyrtuar modelin G4 Plus, i cili ka një kamera 16-megapixel, në krahasim me 13-megapixel te G4 i rregullt. G4 i rregullt është telefoni më i lirë i mençur që mund të blini.

Çmimi: 188 deri 236 euro

16.Samsung Galaxy Note 5

Galaxy Note 5 është telefoni i shumë pritur për adhuruesit e ekranit të madh. Dizajni i tij metalik dhe xhami e bëjnë atë shumë të dashur dhe të kërkuar.

Çmimi: 512 euro

15.ZTE Axon 7

Axon 7 është bërë nga ZTE, një kompani kineze e telefonave të mençur pak e njohur. Por, pse ai e meriton të jetë në këtë listë? Për shkak se ofron të njëjtat (nëse jo më të mira) performanca se telefonat e mëdhenj të kompanive me emër si Nokia, Samsung ose HTC. Në rast se jeni adhurues i telefonave të mençur për nga performancat dhe jo nga marka, atëherë Axon 7 është telefon për ju.

Çmimi: 377 euro

14.LG G5

LG G5 ka një dizajn të mrekullueshëm i gjithi metalik dhe një fund të lëvizshëm që ju lejon të ndryshoni baterinë. Fundi i lëvizshëm ofron edhe “module” që ofrojnë funksione të reja, si një shtesë aparati fotografik me një ‘zoom’ dhe një buton për kontroll më të mirë. Nëse këto nuk iu mjaftojnë ai ka edhe kamerë me lente të dyfishtë, e cila iu jep ekstra shkathtësi kur vjen puna për të bërë fotografi të bukura.

Çmimi: 528 euro

13.LG V20

LG V20 dhe ekrani i saj i dyfishtë është më të vërtetë i dobishëm, pasi iu lejon qasje në aplikacionet dhe muzikat e preferua edhe kur ekrani është i bllokuar. Është i lehtë për madhësinë e tij, ka bateri të lëvizshme dhe microSD.

Çmimi: 582 euro

12.HTC 10

HTC 10 është një bukuri, thjesht një telefon i mençur i ndërtuar shumë mirë dhe punon në versionin Android.

Çmimi: 518 euro

11.Moto Z

Modeli i rregullt Z është i mrekullueshëm. Punon me version të pastër të Androidit, ka bateri të madhe dhe është mjaft i bukur.

Çmimi:  Nga 589 deri 676 euro

10.OnePlus 3

OnePlus 3 është lehtë një nga telefonat e mençur më të mirë që mund të zotëroni për momentin dhe për dallim nga telefonat e mëparshme OnePlus, ju nuk keni nevojë për një ftesë për të blerë atë. OnePlus 3 vjen me 64 GB gjë që është e mjaftueshme për shumicën e përdoruesve, gjithashtu ka kamerë që rivalizon Galaxy S7, e cila konsideruar si më e mira e telefonave të mençur deri më tani. Është nga ata telefonat që ia vlen të shpenzosh çdo cent.

Çmimi: 377 euro

9.iPhone SE

IPhone SE, me ekranin e tij 4-inç, është telefoni më i mirë i vogël që mund të blini për momentin dhe ka të gjitha performancat e njëjta si të iPhone 6S dhe mos të flasim për jetëgjatësinë e baterisë.

Çmimi: 376 euro

8.iPhone 6S

iPhone 6S gjithashtu është një marrëveshje e mirë dhe jo shumë e shtrenjtë. Përveç se është i bukur, përditësimet e fundit i merrni në kohë dhe atë me një siguri të garantuar nga Apple.

Çmimi: 509 euro

7.iPhone 6S Plus

Tani që iPhone 7 Plus ka dal në shitje, iPhone 6S Plus mund të merret me një çmim edhe më të lirë, gjë që e bënë këtë telefon shumë të kërkuar. Nuk është rezistend ndaj ujit, por ka sensor të gjurmëve të gishtave tepër të shpejtë.

Çmimi: 613 euro

6.Google Pixel XL

Pixels janë telefonat e parë të mençur të Google. Është shumë i bukur, nga alumini me një panel xhami elegant në anën e pasme dhe me një kamerë e cila e mban vetëm po aq të mirë se ajo e iPhone 7 Plus dhe Samsung Galaxy S7.

Çmimi: 726 euro

5.Google Pixel

Google Pixel padyshim është një telefon fantastik. Kamerë dhe bateri të mirë, i shpejtë dhe merr përditësimet e fundit të Android në kohë nga Google.

Çmimi: 612 euro

4.Samsung Galaxy S7

Galaxy S7 ka kamerën më të mirë që mund të shikoni te një telefon i mençur, madje më të mirë se ajo e iPhone 7 Plus. Është rezistent ndaj ujit dhe ka microSD për të shtuar memorien.

Çmimi: 497 euro

3.Samsung Galaxy S7 Edge

Galaxy S7 Edge ka një ekran të madh 5.5 inç dhe bateri më të madhe se ajo e Galaxy S7, por duke mbajtur karakteristikat e paraardhësit të tij: ka rezistencën e ujit dhe kartën microSD.

Çmimi: 580 euro

2.iPhone 7

Pa dyshim, iPhone 7 sjelli aplikacionet më të mira në program për përdoruesit e tij. Do të merrni me kohë përditësimet e softuerit direkt nga Apple dhe nëse diçka shkon keq, çdo gjë e merr përsipër vetë Apple, e cila ofron mbështetje të plotë. Po ashtu punon në mënyrë fantastike me AirPods (kufjet pa tel). Ka rezistencë ndaj ujit, bënë fotografi të mira edhe në dritë të ulët dhe ka procesor të fuqishëm.

Çmimi: 613 euro

1.iPhone 7 Plus

iPhone 7 Plus është telefoni më i mirë i mençur që mund të blini për aplikacione, dukje, rezistencë ndaj ujit dhe kamerë (dual-lente). Kamera dual-lente është tipari kryesor që e vendos iPhone 7 Plus në krye të listës dhe më lartë se iPhone 7. E gjitha kjo pasi kjo kamerë iu lejon të bëni fotografi shumë të mira dhe profesionale. Kjo kamerë ka një ‘zoom’ shumë të mirë i cili minimizon prishjen e cilësisë së fotografisë në rast të zmadhimit (2x).

Çmimi: 726 euro

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...