Njeriu që “qesh me vdekjen”: Ngjitet skeletit të hekurt, pa asnjë litar të sigurisë (Video)

PUBLIKUAR

Flaviu Cernescu udhëton në botë duke realizuar aktivitete emocionuese, të cilat gjithsesi nuk do të sugjeroheshin për ju, që t’i provoni në shtëpi.

Njeriu që e çon adrenalinën në maksimum duke lëvizur që nga diga e 30 metrave deri tek oxhaqet e tmerrshme, transmeton Telegrafi. Por ngjitja e tij e fundit do tu bëjë të ndiheni “të dobët në gjunjë”.

Flaviu, së fundmi është ngjitur në memorialin e luftës, rreth 40 metra të lartë në Rumani, duke mos përdorur asnjë litar të sigurisë.

Mediat e huaja e kanë vlerësuar si “qeshje me vdekjen” ngjitjen e tij në monumentin e Luftës së Dytë Botërore, në samitin e Caraiman Peak në malet Bucegi të Rumanisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...