Një familje kanë mbetur të habitur kur një gropë e thellë papritmas ishte shfaqur në oborrin para shtëpisë së tyre në Kynaston Avenue, Stoke Mandeville.
Gropa e cila thuhet të jetë rreth 2 metra e thellë ishte shfaqur për herë të parë, kur pronarja e shtëpisë Emma James ishte duke kositur barin, transmeton Telegrafi.
Çfarë është edhe më e habitshme, është fakti se në të dukeshin edhe disa shkallë të ndryshkura, të cilat nuk dihet se në ç’vend të dërgonin.
Emma, 45, dhe burri i saj Kevin, 48, kishin kontaktuar kompaninë që kishte ndërtuar shtëpinë në vitin 1984, për të parë nëse kjo kishte të bënte me punimet e atëhershme. /Telegrafi/





