Një person bie nga minibusi që ishte në lëvizje, pasi shoferi e hapi derën nga pakujdesia

PUBLIKUAR

Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi që ka rënë nga minibusi si pasojë e pakujdesisë së shoferit, i cili duke drejtuar automjetin ka hapur derën.

Si pasojë e lëndimeve viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ky rast në konsultim me prokurorin ka shkuar në procedurë të rregullt.

Njoftimi nga Policia e Kosovës:

Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan 30.06.2023 – 10:30. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar minibusin, dyshohet nga pakujdesia ka hapur derën e minibusit  në mënyrë të pakujdesshme dhe për pasojë viktima mashkull kosovar ka rënë nga minibusi dhe ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa rastin në konsultim me prokurorin shkon në procedurë të rregullt./teve1.info/

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...