Një lajm i mirë për pensionistët kontributdhënës!

PUBLIKUAR

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka pritur sot në takim pune drejtuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Shaban Kajtazi.

Sipas një njoftimi, në këtë takim u diskutua lidhur me procesin e kategorizimit të pensioneve të pensionistëve kontributdhënës sipas shkallës së edukimit të tyre.

Po sipas njoftimit, ministri i njoftoi mysafirët se procesi i kategorizimit është duke shkuar drejt finalizimit, janë duke u përpunuar afër 17,000 aplikime për kategorizim dhe se pritet që pagesa retroaktive për 4 muaj për këto kategori të bëhet deri në fund të këtij muaji.

“Gjatë këtij takimi u arrit edhe pajtushmëria për shumën që do të marrin pensionistët kontributdhënës sipas edukimit, propozim që do të paraqitet në mbledhjen e ardhshme të Qeverise për aprovim”, thuhet në njoftim.

Po ashtu shtohet se kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, në emër të pensionistëve falënderoi ministrin Abrashi dhe Qeverinë në përgjithësi për hapat e ndërmarrë për implementimin e kategorizimit sipas shkallës së edukimit si dhe për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në përpjekje të përmirësimit të kushteve të pensinonistëve dhe realizimin e drejtave të tyre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

128 aksidente dhe 2301 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24...

Pritje deri 15 minuta në pikat kufitare në dalje të Kosovës

Sipas të dhënave më të fundit Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjendja në pikat...

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...