Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Një kod i thjeshtë mund të ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar nga dikush tjetër, ose jo.

Para së gjithash, përcjell Telegrafi, ju duhet të kontrolloni nëse telefoni juaj celular është i nxehtë, edhe pse ju nuk e keni përdorur.

Në qoftë se ka një luhatje të dukshme të temperaturës, kjo do të thotë se telefoni juaj është subjekt i një aktiviteti, dhe për këtë arsye duhet të merren këta dy hapa:

1. Shtypeni kodin *#06# në aplikimin për të bërë thirrje, pas së cilës do të shfaqet kodi IMEI

2. Pastaj në Settings, gjeni opsionin që përmban informacionet në lidhje me telefonin.

Për pajisje Android, ky opsion është në parametrat (Settings), nën “About device” (Rreth pajisjes) në të cilën ekzistoni opsioni “Status”.

Aty do të jenë të shënuar informacione të rëndësishme në lidhje me telefonin tuaj, duke përfshirë edhe kodin IMEI.

Nëse dy shifrat e fundit janë të njëjta si në kodin e mëparshëm, përcjell Telegrafi, kjo do të thotë se ju, gjegjësisht telefoni juaj nuk është duke u përgjuar. Nga ana tjetër, në qoftë se numrat tuaj ndryshojnë, kjo do të thotë që keni qenë apo edhe jeni nën vëzhgim të dikujt.

Në telefonat iPhone kodi IMEI është i vendosur nën “About” në rregullimet e përgjithshme.

Gjithashtu, në qoftë se ju përpiqeni për të fikur atë, telefoni juaj refuzon të bëjë një gjë të tillë, është e mundur që ju gjithashtu të jeni të përgjuar.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...