Një kapelë që bën selfie

PUBLIKUAR

nj-euml-kapel-euml-q-euml-b-euml-n-selfie_hd

Grupit të pajisjeve të çuditshme të shfaqura ditët e fundit i bashkohet edhe kapela “selfie”. Ajo është krijuar nga kompania “Acer”, në bashkëpunim me stilistin Christian Cowan-Sanluis.

Kapela e madhe ngjyrë rozë, e stolisur me gurë të shndritshëm, rrotullohet 360 gradë dhe ka një tablet Acer Iconia A1-840, me anë të të cilit mund të gjeni këndin më të mirë për selfien tuaj.

Kompania deklaroi se ishte frymëzuar nga artistë si Lady Gaga, Rita Ora dhe Leah McFall për të krijuar këtë kapele të veçantë.

Me anë të kësaj kapele tepër të bukur nga ana estetike, ju mund të shkrepni “selfie” duke klikuar në ekranin e tabletit. Përdoruesit mund të lidhen me aplikacione “Facebook” dhe “Instagram” dhe t’i shpërndajnë direkt fotot në rrjetet sociale.

Acer Ads

 

“Duke lëvizur ngadalë ekranin nga e majta në të djathtë, kapela, jo vetëm i ndihmon përdoruesit të gjejnë këndin më të mirë për të bërë selfie, por edhe si të kuptojnë më mirë ndriçimin, si shprehjet e ndryshme të fytyrës, si dhe si të kapin momentin perfekt për rrjetet sociale”, shpjegoi “Acer” në një njoftim për media.

Kapelat do të shfaqen në Javën e Modës në Londër dhe nuk do të dalin për shitje tani shpejt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...