Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti për shkak të shpejtësisë

PUBLIKUAR

Udhëtimi nga Levani për në Fier, ishte i fundit këtë të shtunë për Bashkim Gjonin.

Ai humbi jetën menjëherë në mjetin e tij dhe policisë i është dashur të thërrasë zjarrfikësit që prenë automjetin për të nxjerrë viktimën.

Aksidenti ndodhi në mesditë ndërsa dy mjetet në një rrugë me kthesa humbën kontrollin. Mjeti që drejtonte Bashkim Gjoni u ngjit në Kodër e më pas ra duke u përmbysur. Ngjarja tragjike ndodhi për shkak të humbjes së vëmendjes në drejtimin e mjetit.

Më me fat ishin dy persona që udhëtonin me motor, në Lushnje. Për shkaqe të paqarta motori ka rënë dhe ka marrë flakë. Pasagjerët u lënduan, por pa dëme serioze për jetën.

Ndërkohë gjatë pasdites, në Tiranë pranë Parkut Rinia, një i mitur u godit në rrugë nga një mjet, por fatmirësisht pa rrezik për jetën. Këto janë pamjet që dëshmitarët regjistruan në vendin e ngjarjes, ende pa mbërritur autoambulanca. /Tch/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...