Nissan do t’i mësojë veturat të vozisin vet!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Me lansimin e makinave me autopilot, është bërë e ditur se ato janë shumë më të kujdesshme dhe “më të zgjuara” se njeriu.

Por, këto vetura po paraqesin problem, meqë nuk po reagojnë si duhet në raste kur nevojitet, pa marrë parasysh që thyhen rregullat, transmeton Telegrafi.

Algoriitmi i vendosur në këto makineri bën që ato të mos e rrisin shpejtësinë, të kalojnë nëpër dritë të kuqe apo edhe të tejkalojnë ndonjë veturë kur është nevoja.

Për këtë arsye, zyrtarë nga Nissan kanë bërë të ditur se do të krijojnë automobila vetëvozitës, varësisht nga vendi ku do të lëvizin.

“Nuk është njëjtë si lëvizja e një makine të tillë në Luginën e Silikonit, sikur në Sao Paolo. Në të parën shoferët janë të qetë dhe të durueshëm, por në tjetrën së pari të tregojnë gishtin e mesit duke i rënë borisë, e më pas mund të thonë atë që mendojnë”, ka thënë Maarten Sierhuis, që është në krye të këtij projekti. “Secila makinë me autopilot do të mësojë së pari karakterin dhe sjelljet e vendit ku do të vozitet, në mënyrë që të mos e ketë problem kur në mes të New Yourkut i shkon afër ndonjë veturë, apo kur ndodhet në çmendurinë e trafikut rus.”

Sipas lajmit, makinat së pari do të përgatiten për tregun ku do të dërgon, që të mos kenë asnjë ndërhyrje derisa janë në opsionin e vet-vozitjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...