Nis projekti madhor në Lipjan, mbi 6 milion euro investim në qendrën e qytetit

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se sot kanë nisur punimet në projektin më të rëndësishëm infrastrukturor në qytetin e Lipjanit – Ndërtimi i nënkalimit, vazhdimi i ndërtimit të sheshit, ndërtimi i parkut qendror të qytetit dhe parkingut nëntokësor në Lipjan

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, zotimin e tij para qytetarëve lipjanas për fillimin e realizimit të këtij projekti e vlerësoi si më të rëndësishmin në Lipjan i cili do ta transformoj qytetin në një qendër në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Kryetari Ahmeti tha se ky është një ndër projekte më të mëdha të Komunës së Lipjanit i cili kap vlerën e mbi 6 milionë euro, i cili përfshinë katër projekte të integruar në një projekt dhe do të mundësoj zgjidhjen e problemit me trafikun e dendur.

“Është një ndër projektet më madhore të qytetit të Lipjanit që besoj që do të ja ndërroj pamjen tërësisht qytetit. Ne kemi identifikuar nevojën e madhe të parkingut, nevojën e madhe të parkut, pastaj integrimin e sheshit dhe zgjidhjen e problemeve të trafikut. Janë katër projekte të integruar në një projekt”, ka thënë Kryetari Ahmeti duke bërë të ditur se projekti do të zgjasë rreth tre vjet.

“Është një projekt që do të zgjedh njëkohësisht të gjitha problemet që kanë të bëjë me parkingun, do të ketë parkun qendror të qytetit por edhe vazhdimin e sheshit”, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.

 

SHIKO MË SHUMË

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...